Teliti u bën thirrje qytetarëve të Tiranës: Merrni pjesë në konsultimet për Buxhetin 2026-2028

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka ftuar qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë në një seri takimesh publike kushtuar diskutimit të Buxhetit 2026-2028.

Në një status në FB, Teliti shkruan se dialogu mes bashkisë dhe taksapaguesve ka munguar për një kohë të gjatë, ndërsa vendimet që prekin jetën e përditshme të qytetarëve duhet të paraprihen nga dëgjimi i shqetësimeve dhe nevojave të tyre. Ai nënvizon se këto konsultime synojnë të japin zë komuniteteve të ndryshme, përfshirë familjet e prekura nga tërmeti, bizneset dhe komunitetin arsimor, në mënyrë që prioritetet e buxhetit të pasqyrojnë realisht sfidat e Tiranës.

Postimi i plotë i Dorian Telitit:

Thirrje për Dialog – Bashkë për Tiranën tonë!
Të dashur banorë të Tiranës,
Në prag të miratimit të Buxhetit 2026–2028 për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillojmë disa seanca keshillimore me qytetarë dhe grupe interesi. Këto takime synojnë të nxisin një dialog të munguar por të domosdoshëm ndërmjet bashkisë dhe taksapaguesve për të trajtuar me përparësi problemet dhe sfidat e tyre.
Si këshilltarë vendorë të Partisë Demokratike, besojmë se zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet – veçanërisht para vendimeve të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të të gjithëve.
Prandaj, ju ftojmë të merrni pjesë në serinë e takimeve publike që do të zhvillojmë, ku do të kemi mundësinë të bashkëbisedojmë për nevojat, sfidat dhe zgjidhjet për to.
[📅] TAKIMI 1:
[🎯] Me familjet e prekura nga tërmeti
[📍] Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
[📅] Kur: 10 dhjetor, ora 16:00
[ℹ️] Për të diskutuar: Mbulimi i nevojave për familjet e dëmtuara që nuk kanë marrë ende zgjidhje, kanë paqartësi ose kontestime të procesit.
[📅] TAKIMI 2:
[🎯] Me përfaqësues të bizneseve (të vogla, të mesme dhe të mëdha)
[📍] Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
[📅] Kur: 10 dhjetor, ora 18:00
[ℹ️] Për të diskutuar: Sfidat dhe propozimet për një mjedis miqësor për biznesin në Tiranë.
[📅] TAKIMI 3:
[🎯] Me prindër dhe përfaqësues të komunitetit arsimor
[📍] Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
[📅] Kur: 11 dhjetor, ora 16:00
[ℹ️] Për të diskutuar: Identifikimi i nevojave për investime prioritare në infrastrukturën arsimore – riparime, zgjerime, objekte të reja, fusha sportive etj.
Të interesuarit, lutem të kontaktojnë për detaje të mëtejshme.