Ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale, nisin hetimet për vdekjen e 57-vjeçares në Vlorë

Një 57-vjeçare e identifikuar si Mimoza Ballabani ka ndërruar jetë në banesën e saj në Vlorë, pas një ndërhyrje kirurgjikale që kishte kryer me herët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.”, sqaron policia.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, për të kuptuar nëse humbja e jetës lidhet me ndërhyrjen kirurgjikale ose me shkaqe të tjera.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.