GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish kreut të ARRSH
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim ish drejtorin e ARRSH Evis Berberi si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje.
Beberi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjyqtari i seancës paraprake tha se për këtë do vendosë trupa e themelit.
Avokati mbrojtës i Berberit pretendoi se nuk provohen akuzat dhe e la në vlerësim të gjykatës në rast se hetimet janë apo jo të plota si dhe për pranimin e kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar.