Gjoni: Analiza e brendshme në PD, shërben si një mekanizëm për riorganizimin dhe konsolidimin e partisë
Partia Demokratike ka nisur një proces të thelluar analize për rezultatin zgjedhor, shtatë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ky proces, po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, të rënduar nga skandalet e korrupsionit qeveritar.
Vonesa e analizës lidhet drejtpërdrejt me publikimin me një vonesë të jashtëzakonshme të raportit të OSBE/ODIHR, i cili konsiderohet një dokument kyç që vë në pah parregullsitë e procesit zgjedhor. Sipas përfaqësuesve të PD-së, situata aktuale politike, përfshirë çështje si dosja "Balluku" dhe afera të tjera korruptive, e bëjnë këtë analizë edhe më të nevojshme për të kuptuar kontekstin e plotë të humbjes.
Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni I ftura në emisionin e mëngjejsit Kafe Shqeto në Syri tv th ase, “procesi është i strukturuar dhe bazohet në një vendim të Kryesisë së Partisë, duke caktuar koordinatorë të posaçëm që raportojnë direkt te kryetari i partisë për ecurinë në çdo grup-seksion”.
Përfaqësuesit demokratë mbrojnë këtë qasje, duke argumentuar se interesi nga ana e koordinatorëve është maksimal. Ata po kontaktojnë çdo anëtar, edhe ata që mungojnë në mbledhje, për të kuptuar arsyet e tyre dhe për të mbledhur informacion të plotë mbi funksionimin e strukturave.
Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, deputeti demokrat vlerësoi se ky angazhim i detajuar shihet si një shenjë pozitive për të ardhmen e partisë.
Analiza e brendshme, përtej rezultateve, duket se po shërben edhe si një mekanizëm për riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve brenda Partisë Demokratike.
Gjin Gjoni: Ke një lloj të drejte në këtë, pasi për publikun tingëllon pak jo mirë për shkak sepse situata e cila sot ndodhet Shqipëria edhe për shkak të nivelit të korrupsionit dhe për shkak edhe të dosjes Balluku, por edhe dosjeve të tjera të cilët janë bërë publike nga ana e Partisë Demokratike, por edhe nga media, të futemi në një proces analize. Por, unë them, është pak e vonuar kjo analizë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse shtatë muaj pas zgjedhjeve, kjo analizë duhet të ishte bërë më përpara. Por, për shkak të daljes së raportit për herë të parë me vonesë
Flavio Qarri: Të hatashme.
Gjin Gjoni: Po, të jashtëzakonshme, sepse s'ka ndodhur asnjëherë që raporti të dalë në një periudhë kohore i OSBE-ODIHR-it, në një vonesë kaq të madhe. Ka ndodhur vetëm një herë në 35 vjet që nuk është paraqitur raport fare, por gjithmonë raportet përfundimtare janë paraqitur diçka rreth një muaj pas zgjedhjeve.
Flavio Qarri: Në gusht ishte maksimumi që pritej.
Gjin Gjoni: Absolutisht. Por, duke qenë se raporti i OSBE-ODIHR-it është një raport i cili duhet vlerësuar sepse ka vënë pikat mbi i në lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe farsën elektorale. Nuk ishte e lehtë pasi presioni nga ana e qeverisë dhe institucioneve të cilët kanë komunikimin me faktorët e jashtëm, padyshim që ka qenë një presion i madh, por nuk është arritur që të ndryshohet. Tjetra e cila duhet të përmend dhe që është një ogur i mirë për Partinë Demokratike dhe mbështetës po i këtij raporti, janë edhe shtatë rezolutat të cilët, në pikëpamjen tonë, janë rezoluta të cilët përfshihen të gjitha partitë konservatore dhe partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë, të cilët përsëri i japin definicione të cilët janë përcaktuar në raportin e OSBE-ODIHR-it.
Flavio Qarri: Megjithatë, të bëjmë një hap pas zoti Gjoni. A mendoni se analiza juaj po bëhet më “Big Brother” se ç'duhet dhe nuk është se, në këndvështrimin tim si gazetar, besoj edhe Partia Socialiste ka bërë nja 10 analiza deri tani, por larg dritave të kamerave, larg këtij spektakli të panevojshëm?
Gjin Gjoni: Tani, kemi dy momente. Duhet të ndajmë analizën nga foltorja.
Flavio Qarri: Jo, nuk po flas për foltoren, po flas vetëm për analizën.
Gjin Gjoni: Vetëm për analizën. Tani, analiza në vetvete bëhet jashtë kamerave. Dhe normalisht...
Flavio Qarri: Më në fund!
Gjin Gjoni: Po. Jashtë kamerave, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse analiza është me...
Flavio Qarri: Është teknike, e mërzitshme, është e brendshme.
Gjin Gjoni: ...teknike, e mërzitshme, mund të ketë debate, mund të ketë kritika, ka informacione delikate të cilët nuk kanë funksionuar situata mirë. Por analiza është...
Flavio Qarri: Keni emrat e atyre që ju ka blerë Rama.
Gjin Gjoni: Po, edhe patjetër, edhe ata janë. Por është, analiza është e ndërtuar mbi bazën e një vendimi të kryesisë së Partisë Demokratike, e cila duhet të zbatohet pikë për pikë dhe ka një koordinator të posaçëm i cili i raporton këtë kryetarit të partisë. Dhe koordinatori i posaçëm, ne kishim rastin të bënim një mbledhje në kryesinë e Partisë Demokratike të Lezhës dhe aty u diskutuan të gjitha çështjet dhe problemet dhe të fillojë analiza sipas grup-seksioneve. Por unë shoh edhe një interesim më të madh nga ana e koordinatorëve në këtë pikëpamje, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse edhe ata të cilët nuk ishin prezent, koordinatorët kanë shkuar deri aty sa i kanë marrë në telefon, janë ulur, kanë komunikuar, cila ishte arsyeja e mungesës, cila është arsyeja që nuk keni ardhur në mbledhje, çfarë keni për të thënë në lidhje me mënyrën e funksionimit dhe të organizimit. Detaje të cilët i bëjnë mirë Partisë Demokratike.
Flavio Qarri: A është kjo arsyeja, dhe këtu më duhet ta bëj këtë pyetje për të qenë edhe koherent me veten, a është kjo arsyeja pse lëvizja e Salianjit u shkri? Se nisi në fakt si një kritikë ndaj mosbërjes së analizës, po ndërkohë që kishte filluar bërja e analizës. Ishte në fakt pak i çuditshëm dhe ai qëndrimi, se...
Gjin Gjoni: Tani, ashtu siç e kanë deklaruar dhe strukturat e larta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Partia Demokratike dje për shembull, në grupin parlamentar ne kemi bërë tre orë, tre orë e gjysmë, katër orë...