E rëndë në Mat/ 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë, nipi i 'gjeneralit' të krimit, Nehat Kulla
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura.
Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.