Berisha: Rama pati mburojë korruptive ndërkombëtare! Skandali i Mogherinit këtu, shumë herë më i madh se në Bruksel

I ftuar në studion e 'Çim Peka Live' Sali Berisha deklaroi se skandali I Mogherinit është shumë herë më I madh në Shqipëri se ai I Brukselit.  Berisha tha se Rama erdhi gjer në 2024 duke i bërë opozitës sulmet më të egra, më të poshtra. Dhe vetë duke patur një mburojë korruptive të turpshme ndërkombëtare

"Ky thirri ambasadorin edhe duke ja bërë me gisht, ku i ku i gjen ti këto? Ku i ke gjetur ti? Ky është me miq. Ky ka Mogherinat e tjera, E kërcënoi. E mori Igli Hasani në telefon duke i kërcënuar se do ja u heqim akreditimin. Ndërmori një fushatë të paimagjinueshme ndërkombëtare presioni për të ndryshuar raportin.

Dështoi. E vërtetë, dështoi, ata qenë njerëz me karakter, por edhe ne dhamë në mënyrë të padiskutueshme kontributin duke dërguar mijëra, qindra dhe mijëra fakte në këtë, në këtë tezë. Pra, në qoftë se thamë mbrojmë votën, e mbrojtëm votën në këtë kuptim. Pra, sot shqiptarët kanë të drejtën, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën kombëtare, zgjedhore, për të qëndruar ndaj tij me të gjithë forcën.

Edi Rama erdhi gjer në 2024 duke i bërë opozitës sulmet më të egra, më të poshtra. Dhe vetë duke patur një mburojë korruptive të turpshme ndërkombëtare. Të them dy gjëra. Sot është krejt tjetër. Sot ne si Partia Demokratike, për herë të parë, nuk do të thotë rrallë ndonjë forcë tjetër, nga tetori i vitit 2024 gjer në 5 dhjetor të vitit 2025, janë shtatë rezoluta të të gjitha forcave politike ndërkombëtare të qendrës dhe qendrës së djathtë në të cilat Edi Rama stigmatizohet si, Shqipëria, regjimi i tij si narko-shtet, zgjedhjet si farsë elektorale, prokuroria politike që persekuton opozitën, persekuton opozitën, dhe vendi pa një, një, një autokraci elektorale. S'bën zgjedhje. U arrit kjo.

Edhe para dy muajsh një ambasador u thoshte katër deputetëve tanë që i thoni atij që s'ia beson kush atë narko-shtetin as këtu as në Bruksel.

Po sigurisht, apo jo? Kur droga, kur vihet perde, po si do them unë narko- bë kështu. Po nuk ka faktor më shkatërrimtar për shqiptarët. Më erdhi mua një, nga, nga këta, një eurodeputet jo i rëndësishëm, njeri i majtë. Dhe aty, i them unë kështu, midis të tjerave duke folur për narko, kështu diktaturë e të tjera. Jo tamam tha, jo tamam. I thashë, tani, për fat të mirë që ai me kulturë të gjerë, i them unë, zotëri them unë, droga është një fuqi e jashtëzakonshme. Dhe i tregova rastin e Franc Çopjes. A e kupton ti se cila është fuqia e verbër e një njeriu që ka miliarda, që i ka bërë vetëm me kokainë, që mund t'i përdorë për ç'të dojë. Ngeli. Ngeli.

Mirëpo, kadal-kadal kjo nuk arrihet përnjëherë. Po ama u arrit. U arrit se Edi Rama përdor shuma të jashtëzakonshme për të, mos kujtoni se, ja u them unë ju, dosja e Mogherinit në Shqipëri është trefishi i dosjes së Brukselit. Hajde të vijnë ta hetojnë. Trefishi.

Atje ishte 3 milionë. Këtu janë 17 milionë në një vend. Piramida se ç'kanë bërë me ta e të tjera e të tjera.

Kur bëhet tash Shqipëria për, për kolegjin e Bryzhit, e kuptoni ju? Shqipëria po mbyll universitetet e veta, apo jo? Edhe Edi Rama, Kush erdhi pedagog këtu? Vllahutin erdhi.

Një, diplomate e turpshme. A kupton? Që e ka nxjerrë Gjermania nga shërbimi. Që shkonte blinte rezidencën me 4400 euro, 300 euro në një kohë kur aty kushtonte 900 deri 1200 euro. Pra, Edi Rama ka përdorur korrupsion të madh. Ka përdorur, krijoi një mburojë. Ato shtesat. E keni marrë vesh apo jo? I merr me pagesë, me 100.000 euro, me 150.000 euro.

Janë shtatë rezoluta. Dhe komisioni i ODIHR-it. Tani për ta mbyllur këtë, këtë kapitull. Tani ka vetëm betejë. Tani ja, jam i lirë para shqiptarëve, para Zotit, t'u them o zotërinj, me këtë s'ka zgjedhje. Në qoftë se duam të bëjmë zgjedhje duhet të bëjmë diçka ta heqim"