VIDEO/ Berisha: Studentët fillimisht kishin kërkesa ekonomike, Azem Hajdari doli e tha se, nuk jemi këtu për një gotë çaj

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kryetari i PD-së Sali Berisha ka treguar se kërkesat fillestare të studentëve, kishin nisur si kërkesa ekonomike, që më pas u shndërruan shpejt në një kërkesë politike për pluralizëm dhe krijimin e partive opozitare.

Gjatë bisedës, Berisha ka shpjeguar se, ndërsa Ramiz Alia përpiqej të lidhte lëvizjen studentore me organizata të vjetra pasluftës, studentët dhe drejtuesit e rinj vendosën të qëndronin të pavarur, duke insistuar në themelimin e partisë së tyre.

Kryedemokrati Berisha theksoi edhe qëndrimet dhe kërcënimet e Alisë gjatë plenumeve dhe debatet e brendshme që përcaktuan drejtimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Pjesë nga biseda e kreut të PD, Sali Berisha:

Studentët, për hir të së vërtetës, e filluan në hapat e parë me kërkesa ekonomike. Por Ramiz, por Azem Hajdari, siç e dini, i tha në darkë: ‘Nuk jemi për një gotë çaj. Nuk jemi për një gotë çaj’, po aty kishte një kërkesë: organizatë politike e rinisë.

Dhe, në qoftë se ke ndjekur takimin, Ramiz Alia aludon për një organizatë që ishte krijuar pas luftës antifashiste. Pra, përpiqej që këtë kërkesë, këtë kërkesë-se ja kishim, ja kishim hequr. Këtë, ja kishim hequr. Këtë e hoqën dhe kaluan tek lejimi i krijimit të partive, të pluralizmit të vërtetë politik, se këtu ishte një, domethënë një bashkëbisedim me ta, dhe ata e bënë këtë.

Kështu që ata në telegram i çuan jo atë që mendonte ai. Megjithatë, ai në takim-po ta vësh re ti-ai insistonte për këtë BRASH-a, se çfarë ishte një organizatë që ishte krijuar mbas, mbas, mbas lufte. Më duket me studentët e ardhur nga jashtë, nuk mbaj mend diçka të kësaj natyre, dhe tani si të tillë mund të ishte një, pra të ishte në gjirin e organizatës së, ë, në gjirin e organizatës së rinisë.

Natyrisht, ata i thanë haptas-edhe studentët, edhe Arben Imami dhe ata që folën-që: ‘Jo ne do kemi partinë tonë dhe do krijojmë partinë tonë.’

Po, a e pranoi ai? E pranoi, po s’mund të mohohet kjo. E pilotoi. Nuk e di, a mendonte… tani këtu nuk besoj, po të më pyesësh mua, jo. Besonte, ai mendonte se do mund të bënte një pluralizëm të ndryshëm nga ky. Ai, ai mendonte se do bënte një pluralizëm të ndryshëm.

Nga të gjitha ato që kam lexuar unë dhe perceptimet që kam, nuk e bëri dot atë pluralizëm. Pluralizmi u bë siç duhej bërë, jo siç donte ai me një organizatë.

Ai thotë në plenum që ata kërkojnë kokën time, i thotë. E ke vetë, ose në byro politike atë ditë në mëngjes, ose janë, ja të gjitha janë publikuar, ato të gjitha. U thotë: ‘Jo’, thotë, ‘ata kërkojnë kokën time’, i thotë. Kërkojnë kokën time, e këto e këto me radhë.

Kështu që ai - edhe e përmend- ai nuk ishte për një skenar rumun, për ta thënë atë që është. Ai nuk ishte për skenar rumun.