VIDEO/ Berisha: Shembjen e murit të Berlinit, Ramiz Aliaj ishte i vetmi që e rindërtoi tek Ambasadat

Në një intervistë ekskluziv për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregon mdetaje nga një nga takimet më të tensionuara dhe simbolike me Ramiz Alinë gjatë viteve të fundit të regjimit komunist në Shqipëri.

Berisha thekson se ndërsa Europa po përjetonte shembjen e murit të Berlinit, Alia ishte i vetmi që, sipas tij, e ‘rindërtoi murin’ brenda ambasadave në Tiranë, duke kontrolluar çdo hap dhe duke përdorur ushtrinë për të stabilizuar situatën.

Gjithashtu, Berisha rrëfen se Alia kishte ftuar në takim jo vetëm mbështetësit e tij, por edhe intelektualë dhe figura që mund të shpreheshin kundër tij, duke krijuar një atmosferë të tensionuar, ku kërcënimet ushtarake ishin të pranishme, por debatet dhe fjalët e pjesëmarrësve shpesh u shndërruan në konfrontime historike mbi pluralizmin dhe ndryshimin politik.

Pjesë nga intervista e kreut të PD, Sali Berisha:

Takimi, çfarë ishte takimi? Aty ai bëri një akt që s’e ka bërë kurrkush në 45 vite të regjimit. Nuk ftoi pra vetëm njerëzit pro tij, po ftoi edhe ata që kishin shprehur, më ftoi mua, Ylli Popen, Ismail Kadarenë, Gramoz Pashkon e me radhë. Pra, ja ku jeni, flisni, kjo ishte puna domethënë.

Po pse i ftoi? I ftoi për këtë arsye: sepse ai, shembjen e murit të Berlinit në Tiranë, është i vetmi që e rindërtoi. U futën në ambasada, i mori me një operacion ushtarak dhe i përcolli ata. Më pas i shpërndau stambistat për të rrahur kudo që gjenin grumbuj të vegjël njerëzish. Dhe tani e paqtoi sipas tij, e stabilizoi situatën. Tani kishim ngelur ne që flisnim.

Hajde, flisni. Çfarë na tha aty? Atëherë, unë, edhe, ta them një gjë: këtë se çfarë na tha, e kam marrë vesh nga intervista e Ismailit. Aty thotë ky se u shpreh: reaksioni i ushtarit i ka këto. Ka ushtarë, se kishin ndodhur me dy. Ushtarët janë dhe tani, ai ishte duke kërkuar gjeneral dhe shihte drejt nesh-ishim Gramozi, unë, Ismaili-dhe çonte gishtin.

Faktikisht, unë kisha hall çfarë do t’i them vetë, jo çfarë po thotë ai, kupton apo jo? Po, dhe ta dini ju se kurrë e këto e këto kërcënime. Ismaili thotë që këto kërcënime që bëri aty ishin shkaku, një nga shkaqet kryesore që u arratis Ismaili.

Unë, për fat, këtë kërcënim e kisha mendjen tek a do mund t’i flas apo s’do mund të flas. Për hir të së vërtetës, pasi u bë pushimi i kafes, ai tha: kush e do fjalën? Na dha mundësi të flasim. Edhe unë mora fjalën e të tjerë me radhë, po s’po hyjmë në atë, në atë. Kështu që, pa diskutim, këtu ai bëri një gjest, domethënë ftoi edhe ata që flisnin, që mund të flisnin kundër.

E mora fjalën, i them që unë e kisha përgatitur. Unë e kisha përgatitur deklaratë, për t’i bërë deklaratë. Për t’i thënë shoku Ramiz: kjo është deklarata, se thashë nuk po na lë me fol. Jo, na la me fol. Tha: kush e do fjalën? E mori i pari Muntaz Dhrami, pastaj e mora unë.

Flisni, ama shantazhi ishte shumë i keq, kam parë mbrapa. Aty, se kam, nuk e kam kuptuar, se duke bërë me gisht, kam parë mbrapa, tregonte me gisht ai, domethënë që po kërkon gjeneral, reaksioni po kërkon gjeneral. Po ta dini, ta keni të qartë se ne këto e këto e këto me radhë.

Tani, në debat unë i them atë që i kam thënë: ‘ever say never’ dhe hiqe atë nenin nga kushtetuta që i jep hegjemoninë Partisë së Punës. Do, shih, e para, një gjë pozitive që aty.

Asnjë intelektual nuk kundërvu njëri-tjetrit. Asnjë. Jo. Ishin disa që punonin në Komitetin Qendror, disa që punonin, po që të gjithë, ose me një fjalë, si do, Muntazi njëherë, qe i shkëlqyer. Se Muntazi i tha: tha, shoku Ramiz tha, tani tha, thonë tha kështu e ashtu po thonë që të mbushim me gropa, me 50 gropa. Ai tha: çfarë thonë? Sikur i futi atë. Po thonë që ka të vrarë atje, i keni varrosur atje, a kupton? Mirëpo kjo e çorientoi atë në fakt, sepse nuk e priste ndoshta nga Muntazi këtë fjalë.