'Bota po përgatitet për luftë'

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ka paralajmëruar se "gjithcka tregon se bota është duke u përgatitur për luftë." 
Gorbaçov, i cili ishte kreu i shtetit socialist, në vitin 1991, ka shkruar parashikime të zymta  në një opinion për  prestigjiozen “Time”, i cili është lexuar dhe shpërdarë miliona herë në rrjetet sociale.

"Më shumë trupa, tanke dhe transportues të blinduar janë duke u sjellë në Evropë", ka shkruar 85-vjeçari. "NATO-ja dhe forcat ruse janë vendosur tani më afër me njëri-tjetrin, sikur të jenë duke kërkuar një pikë konflikti."
Fitues i çmimit Nobel shtoi: "Politikanët dhe udhëheqësit ushtarakë  tingëllojë gjithnjë e më agresivë dhe po mbrojnë doktrina të rrezikshme. Komentuesit dhe personalitet televizive janë bashkuar me korin luftarak. Bota është duke u përgatitur për luftë..."
Mijëra trupa amerikanë janë dërguar në Evropën Lindore në javët e fundit, vendosja më e madhe e këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë, raporton “NBC Neës”.
Gorbachev mbikqyri një marrëveshje me SHBA-në për të zvogëluar arsenalet e bërthamore. Presidenti Donald Trump, megjithatë, ka sugjeruar se mund të përkrahë rritjen e numrit të armëve të tilla në dispozicion të vendit, shkruan "SYRI.net".

Ndërsa buxhetet shtetërore janë duke luftuar për të financuar nevojat e domosdoshme shoqërore të njerëzve, shpenzimet ushtarake jane në rritje ", shkroi Gorbaçov." Paratë janë gjetur lehtësisht për armë të sofistikuara, fuqia shkatërruese e të cilave është e krahasueshme me atë të armëve të shkatërrimit në masë; për nëndetëse bërthamore që janë në gjendje të shkatërrojnë gjysmën e kontinentit; për sistemet e mbrojtjes dhe raketat që dëmtojnë stabilitetin strategjik ".

Gorbachev i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë ku thuhet se "lufta bërthamore është e papranueshme dhe nuk duhet të shkaktohet", dhe tha se nisma duhet  nënshkruar si nga Trump ashtu dhe Putin. /SYRI.net/