Analizë dhe riorganizim i PD, dega Itali/ Doda ndan detaje nga takimi me shqiptarët në Emilia Romagna dhe Toscana
Partia Demokratike në Itali ka mirëpritur anëtarësime të reja në radhët e demokratëve.
Kreu i PD, Itali, Bardhok Doda ka ndarë disa foto nga takimi me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Itali, ku ka pasur prurje në radhët e demokratëve atje.
Gjithashtu në riorganizimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, përpos anëtarësimeve të komunitetit shqiptar, anëtarësime ka pasur dhe te partia ‘Forza Italia’, në Emilia Romagna dhe Toscana.
Gjatë këtij procesi të shëndetshëm për Partinë Demokratike, Dega Itali, pjesëmarrëse ishin edhe deputetet mike të PD, Rosaria Tassinari dhe Erica Mazzetti, me përfaqësimin dinjitoz të kreut të PD Itali, Bardhok Doda, njëkohësisht kordinator në ‘Forza Italia’.