Protestat/ Fermerët grekë nisin bllokimin e qyteteve, plagosen 8 policë nga përplasja me protestuesit
Protestat në Greqi nuk kanë të ndalur. Përplasja mes fermerëve dhe qeverisë janë përshkallëzuar sot pasdite pasi tensionet nga bllokadat u zhvendosën edhe në pistat e aeroporteve. Ndërsa nesër kanë njoftuar bllokadën e qyteteve.
Mbyllen aeroportet
Gjatë ditës së sotme fermerët kanë hyrë në pistën e aeroportit të Heraklionit në Kretë, duke detyruar mbylljen e tij, ndërsa Aeroporti i Chania është gjithashtu i paaksesueshëm për shkak të rrugëve të bllokuara. Të paktën 10 fluturime janë shtyrë për shkak të protestave të fermerëve në Kretë.
Ndërkohë përplasjet mes fermerëve dhe policisë në Kretë kanë shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale, përfshirë edhe përmbysjen e mjeteve të policisë. Raportohet për 8 efektivë të plagosur dhe është bllokuar edhe aeroportit i Kretës, ndërsa policia ka identifikuar 20 persona si autorë të dyshuar për shkeljet më të rënda, disa prej të cilëve kanë mbi 15 çështje penale në ngarkim. Dosja që do të hapet pritet të përfshijë akuza serioze, madje edhe atë të “organizatës kriminale”, shkruan CNN grek.
Bllokohet autostrada Athine- Selanik
Ndërkohë, autostrada kombëtare Athinë–Selanik vijon të jetë e mbyllur në drejtim të Athinës. Autoritetet sinjalizojnë se gjatë pasdites pritet të mbyllet përkohësisht edhe drejtimi veri, në kahun e Selanikut, si pjesë e masave të sigurisë dhe kontrollit të trafikut.
Nesër vijon bllokada
Media greke raportojnë se bllokada e parë në qytetet greke nga protestuesit do të bëhet në rajonin e Halkidikit që nga mesdita e nesërme në orën 12:00, dhe bllokimt do të ndodhin në të gjithë semaforët e Nikitit në zonën e Sithonisë.
Nisma është marrë nga bletërritësit dhe fermerët lokalë, të cilët në asamblenë e tyre të përgjithshme vendosën intensifikimin e mobilizimeve.
Në protestë pritet të marrin pjesë bletërritës me automjetet e tyre, si dhe fermerë me traktorë dhe kamionë bujqësorë nga Ormylia, Nikiti, Sykia dhe zona të tjera përreth. Në vendngjarje do të zhvillohet një takim i ri i hapur, ku do të përcaktohet mënyra e vijimit të aksioneve.
Aristotelis Kassandrinos, anëtar i Shoqatës Profesionale të Bletërritësve të Halkidikit, një organizatë me rreth 400 anëtarë, tha për Agjencinë Athinë–Maqedonia (AMNA) se në shqyrtim janë disa skenarë proteste, përfshirë grumbullime para Prefekturës dhe, eventualisht, para zyrave të tatimeve.
‘Me mobilizimet tona synojmë të nxjerrim në pah problemet serioze që prekin sektorin primar dhe të kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, duke shprehur solidaritet me kolegët tanë në të gjithë Greqinë,’ u shpreh ai.
Gjatë ditës ka pasur dhe përplasje me policinë, ku disa efektivë mbetën të plagosur dhe është bllokuar edhe aeroportit i Kretës.
Gjatë ditës ka pasur dhe përplasje me policinë, ku 8 efektivë mbetën të plagosur dhe është bllokuar edhe aeroportit i Kretës.