Trump ikën 17 ditë me pushime: Ja ku do të ‘arratiset’ familja presidenciale

Ashtu si shumë qytetarë në Uashingtonit DC, Presidenti Donald Trump është duke ikur nga nxehtësia përvëluese e qytetit, për të pushuar.

Presidenti do të kalojë 17 ditë në klubin e tij privat të golfit në Bedminster në Neë Jersey.

Por pushimet gati 3 javore të presidentit amerikan kanë bërë që shumë persona të “ngrenë vetullat”, sipas “BBC”

Në librin e tij “Mendo si Milioner” , Trump u ofronte qytetarëveë disa këshilla të tipit : "Mos merrni pushime." Pse duhet ta bëni? Nëse nuk e shijoni punën tuaj, jeni në vendin e gabuar".

Megjithatë, largimi i presidentit është gjithashtu pjesë e një renovimi të planifikuar. I gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë duhet të pushojë gjatë në gusht, ndërsa sistemi 27-vjeçar i ngrohjes, ajrit dhe ventilimit të ndërtesës do të zëvendësohet.

Trump do të pushojë së bashku me 5 fëmijët e tij, Zonjën e Parë, Melania Trump dhe  nipërit, shkruan syri.net.  Shërbimi Sekret amerikan planifikon të forcojë me masa të jashtëzakonshme sigurinë e  klubin të golfit  gjatë qëndrimit të presidentit.

Ata kanë thënë se klubi i tij në Neë Jersey do të ruhet edhe nga një avion i ushtrisë amerikane.

Shërbimi Sekret njoftoi gjithashtu se do të njoftojë njerëzit në klub se automjeti është në veprim gjatë gjithë kohës./SYRI.net/