SYRI TV/ Dëmtohet rruga Velipojë-Shëngjin, u inaugurua vetëm pak muaj më parë

Rruga Velipojë-Shëngjin është bllokuar në njërin krah për shkak të dëmtimeve që ka pësuar traseja.  Rruga pati një investim prej 3.8 milionë euro nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit, por që nga inaugurimi në muajin maj deri më tani segmenti ka pësuar dëme serioze duke vënë në pikëpyetje cilësinë e këtij investimi.

Syri TV

Këto janë rrugët e reja, të inauguruara me pompozitet që po përballen me defekte serioze brenda pak muajsh. Çarje, shembje, rrëshqitje, dhe ndërhyrje të përkohshme janë bërë tashmë realitet i përditshëm. Nisur nga kjo problematikë është bllokuar njëri krah i lëvizjes për automjetet, ku drejtuesit e tyre duhet të bëjnë kujdes në këtë zonë. Për këtë, qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm në njërin krah të rrugës.

Në pjesën ku ka pasur shembje janë vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë, por duhet ndërhyrje për të mos rrezikuar drejtuesit e automjeteve. Kujtojmë se rruga Velipojë - Shëngjin u hap për qarkullimin e automjeteve në muajin maj të këtij vitit. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 3.8 milionë euro.