E masakruan në rrjetet sociale pas letrës për ikjen nga Shqipëria, tenori Hushi u kthen përgjigje

Tenori i njohur edhe jashtë vendit, Agim Hushi, shkroi një letër ditën e djeshme që ishte sa lamtumire, aq edhe zhgënjimi edhe akuzuese për një kastë politike që sipas tij e ka lënë vendin varfërisht mjeran. Por ajo që nuk pritej ishte sulmi që pësoi tenori në rrjetet sociale, ku shumë syresh e sulmuan deri aty sa duke i thënë :”Bëre shumë mirë që ike, na ler në hallet tona”,  “Ike se s`të bënë drejtor” apo “ Ti je një m..”.

Duket se këto sulme frontale edhe nga njerëz publik e kanë zhgënjyer shumë tenorin i cili mëngjesin e sotëm ka postuar në profilin e tij një tjetër shkrim, ku u kthen përgjigje të gjithë atyre që e kanë sulmuar.

Ja çfarë shkruan Hushi në postimin e tij:

Te dashur miq!

Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.

Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!

Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!

Une atdheun s'mund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!

Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj s'ka se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye

Ç'ka ketu tragjike ne kete qendrim?

Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!

Juaji

Agim Hushi