Video që tronditi Turqinë/ Trajtim çnjerëzor në shkollë, fëmijë me autizëm të lidhur me litar gjatë mësimit
Një ngjarje tronditëse ka shkaktuar indinjatë të madhe në Turqi, pasi një video e regjistruar fshehurazi nga një prind në një shkollë speciale ka zbuluar trajtim çnjerëzor ndaj fëmijëve me autizëm. Pamjet tregojnë nxënës të mitur të lidhur me litarë në bankat e tyre gjatë procesit mësimor.
Videoja, e cila u bë publike ditët e fundit, ka ngritur alarmin për shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta në institucionet arsimore. Sipas mediave turke, rasti ka ndodhur në shkollën speciale BTSO Baha Cemal Zağra Özel Eğitim Uygulama Okulu në Bursa, ku mësojnë fëmijë të moshës 9–16 vjeç me autizëm dhe aftësi të kufizuara të tjera.
Pas publikimit të pamjeve, Drejtoria Rajonale e Arsimit Kombëtar reagoi menjëherë duke nisur një hetim të plotë administrativ dhe disiplinor.
Një prej prindërve, Tulay Gürel, nëna e një fëmije 11-vjeçar me autizëm që ndjek të njëjtën shkollë, rrëfeu një realitet alarmant:
“Këta fëmijë duhet të mësojnë në ambiente të qeta dhe të sigurta. Për fat të keq, ka mësues që reagojnë në mënyrë agresive. Djali im, më parë, në Konya, ishte i qetë dhe madje vizatonte. Pas ardhjes këtu, gjithçka ndryshoi. Na thoshin: ‘Nuk mund të hysh në shkollë, është e ndaluar’”.
Sipas saj, ambienti i papërshtatshëm dhe mungesa e profesionalizmit kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e gjendjes psikologjike të fëmijës:
“Ka dhunë dhe trajtim degraduese. Kjo ndodh nga mungesa e edukimit dhe njohurive. Fëmijët i lidhin për t’i mbajtur nën kontroll”, tha ajo.
Skandali ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, në rrjetet sociale dhe në media, ndërsa autoritetet turke janë vënë nën presion për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Otizmli öğrenciler iple bağlandı, MEB hemen harekete geçti
— Objektif Türk (@objektifturkcom) December 8, 2025
Bursa'da eğitim veren BTSO Baha Cemal Zağra Özel Eğitim Uygulama Okulu'nda, otizmli öğrencilerin sıralara bağlanarak ders işlendiği görüntüler ortaya çıktı.
9-16 yaş arasındaki özel gereksinimli öğrencilere eğitim… pic.twitter.com/91Zw8cVpQT