'I nxehti përvëlues do të vrasë 152 mijë persona çdo vit në Evropë'

Moti ekstrem mund të vrasë deri në 152 mijë qytetarë evropianë çdo vit,  deri në vitin 2100, nëse nuk bëhet asgjë për të frenuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Lajmi është bërë i ditur nga  shkencëtarët, pas temperaturave alarmante të regjistruara ditët e fundit në kontinentin evropian, raporton “BBC”.

Numri i vdekjeje prit të rritet me 50 herë, brenda dekadës së ardhshme,  saktësonte studimi në revistën prestigjioze “Planetary Health The Lancet”.

Nëse valët e nxehtësisë pwrkeqwsohet,  99% e  të gjitha vdekjeve do të jenë të lidhura me motin, thotë studimi.

Sipas rrjetit televiziv britanik, Evropa jugore të preket më keq, shkruan syri.net. Ekspertët ndërkohë deklaruan se studimi i publikuar në revistën prestigjioze  ishte jashtëzakonisht shqetësuese.

Nëse nuk bëhet asgjë për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe për të përmirësuar politikat klimatike, kontinenti evropian do të përballet me ngjarje ekstreme të motit, thotë studimi nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian.

Vdekjet e shkaktuara nga moti ekstrem mund të rriten me 3,000 viktima midis viteve 2071 dhe 2100

Dy në tre persona në Evropë do të preken nga fatkeqësitë deri në vitin 2100.

Studimi mori në analizë efektet e 7 llojeve më të rrezikshme të motit dhe ndodhitë e lidhura me to në 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë.

Skuadra studioi të dhënat për katastrofat e regjistruara gjatë viteve 1981-2010 për të parashikuar vulnerabilitetin e popullsisë dhe e kombinoi këtë informacion me parashikimet sesi ndryshimet klimaterike mund të zhvillohen më tej dhe si popullsitë mund të shtohen e të migrojnë.

“Nëse ngrohja globale nuk frenohet dhe nuk merren masat e duhura, 350 milionë europianë mund të ekspozohen ndaj ekstremeve të dëmshme klimaterike çdo vit, deri në fund të shekullit,” paralajmërojnë shkencëtarët.

Studimi paralajmëron gjithashtu se do të ketë një rritje të konsiderueshme të vdekjeve nga përmbytjet bregdetare. /SYRI.net/