Oklahoma dominon në NBA, Donçiç-LeBron i japin fitoren Lejkersit

Skuadra kampione e Oklahomës fitoi 131-101 në fushën e Juta Xhazit, duke korrur suksesin e 15-të radhazi në NBA këtë sezon. Uilliams e Holmgren realizuan nga 25 pikë secili për Thunder. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Lejkersit, që mundi 112-108 Filadelfian dhe qëndron në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Luka Donçiç realizoi një “triple double”, me 31 pikë 15 kërcime e 11 asiste, mbështetur nga LeBron Xhejms me 29 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Bostoni, që falë 30 pikëve të Braunit dhe 27 të Uajtit, triumfoi 121-113 në fushën e Toronto.

Ndërsa Memfisi mposhti 119-96 Portlandin, ndeshje ku për vendasit u dallua Aldama me 22 pikë.

Nuk zhgënjen skuadra e Denverit, që mposhti 115-106 Sharlotin, sfidë ku dyshja Marrej-Jokiç realizoi 62 pikë së bashku.

Ndërsa skuadra e Golden Stejt, falë 53 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 123-91 Çikagon.

NBA-Rezultatet

Nju Jork – Orlando, 106-100

Toronto – Boston, 113-121

Sharlot – Denver, 106-115

Memfis – Portland, 119-96

Çikago – Golden State, 91-123

Filadelfia – Lejkers, 108-112

Juta Xhaz – Oklahoma, 101-131