EMRI/ E rëndë në Vlorë, 26-vjeçari nga Tirana goditet me thikë në pjesën e kokës, dërgohet me urgjencë në spital
Një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës ditën e sotme në qytetin e Vlorës. I riu, i identifikuar si Klevis Alilaj, është transportuar menjëherë në spital, i shoqëruar edhe nga policia.
Korrespondentët për SYRI bëjnë të ditur se sipas mjekëve, Alilaj ndodhet në repartin e kirurgjisë në gjendje stabile. Ai ka marrë plagë sipërfaqësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të sulmit.