PD kujton 8 dhjetorin/ Ceremoni në Qytetin Studenti, merr pjesë edhe Berisha
Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit.
Sipas njoftimit nga selia blu në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha.
Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Aty do të kujtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.