VIDEO/ Dy gola dhe hero i Trabzonspor-it, moment magjik për Ernest Muçin

Në javën e 15-të të SuperLigës së Turqisë, Trabzonspor-i arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Göztepes, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes. ‘Ylli’ i skuadrës, Ernest Muçi, ishte protagonist absolut, duke shënuar të dy golat e fituesit në minutat 46’ dhe 76’. Për vendasit realizoi mesfushori Dennis në minutën e 85-të.

Goli i parë i Muçit

Golii dytë i Muçit

Muçi, i huazuar nga Beşiktaş, ka shënuar 5 gola në tri ndeshjet e fundit në SuperLigë, duke treguar formë fantastike dhe duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Takimi u karakterizua edhe nga dy kartonë të kuq. Ëagner Pina u ndëshkua direkt në minutën e 78’ për Trabzonsporin, ndërsa Rhaldney i Göztepes u përjashtua pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë në minutën 90+8’. Të dy ekipet përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë.

Me këtë fitore, Trabzonspor shënoi 34 pikë dhe vazhdoi serinë e pa humbjeve në 10 ndeshje, duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit. Göztepe, që pësoi humbjen e parë në shtëpi këtë sezon, mbeti me 26 pikë. Kjo fitore konfirmon formën e mirë të Trabzonsporit dhe ndikimin e madh të Muçit në skuadër.