Formacionet zyrtare në derbin e kryeqytetit, a do të bëhet Partizani sërish ‘kamerdare’ për Tiranën?

Derbi i madh i kryeqytetit luhet sonte (18:00) në “Air Albania”, ku Tirana dhe Partizani përballen në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Sfidë që pritet me shumë interes, me të dyja ekipet që kërkojnë fitoren për objektiva të rëndësishëm në renditje.

Ardian Nuhiu dhe Oltijon Kërnaja kanë zbuluar tashmë formacionet zyrtare. Tirana surprizon me zgjedhjen e Etienne Tares si titullar, duke ia besuar golat pikërisht djalit të drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare. Bardheblutë kërkojnë kreativitet dhe freski në sulm, ndërsa pjesa tjetër e formacionit mbështetet tek përvoja e emrave si Ndong, Rafa Silva dhe Meta.

Në krahun tjetër, Partizani shfaqet më “blind” se kurrë në repartin ofensiv. Doumbia, Toma dhe Marku formojnë treshen sulmuese, të mbështetur nga një mesfushë dinamike me Isgandarlin dhe Humanin, teksa të kuqtë synojnë të kontrollojnë ritmin e ndeshjes dhe të godasin me shpejtësi.

 

Formacionet:

Tirana: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta.

Trajner: Ardian Nuhiu.

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia.

Trajner: Oltijon Kërnaja.