SYRI TV/ Emigracioni dhe ekonomia shkatërrojnë familjet, numri i divorceve rritet nga viti në vit

Vështirësitë ekonomie dhe largësia për shkak të emigracionit janë dy nga shkaqet kryesore për prishjen e kurorave. Divorcet kanë pësuar rritje nga viti në vit dhe veçanërisht për martesat 5-10 vjeçare. Fenomeni po prek si qytetin, ashtu edhe zonat rurale.

Syri TV

Zgjidhjet e martesave lidhen kryesisht me ekonominë e dobët, largimet e gjata për emigracion si pasojë e vështirësive financiare dhe raste te tradhtisë bashkëshortore Sipas Avokatit  Malo Sadiku numri i divorceve po rritet çdo vit, ndërsa shumica e çifteve kërkojnë ndarje pas 5 deri ne 10 vite martese.

Fenomeni po prek si qytetin, ashtu edhe zonat rurale, duke treguar se kriza ekonomike dhe emigracioni po lënë pasoja të drejtpërdrejta ne familje. Rritja e divorceve tregon se familjet janë gjithnjë e më pak rezistente ndaj presioneve te përditshme dhe se mungesa e stabilitetit financiar po i shtyn çiftet drejt ndarjes.