Plagosja në Berat - Sherri ka nisur për parakalimin, i plagosuri doli të sqarohej me shoferin por ai hapi xhamin dhe qëlloi
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit,në vendin e quajtur "Dogana".
Gazetarja e Syri Tv mëson se fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes por, pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarje.
Mësohet se i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi), ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Seat, me një shokun e tij, në aksin nacional Kombinat-Dimal.
Nga pamjet filmike, duket edhe një mjet tjetër, Fuoristradë me ngjyrë të zezë, dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën. Pas kësaj, i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për tu sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte) por sapo shoferi hap xhamin e qëllon me një plumb në bark.
Nga mjeti tip Seat duket se del edhe shoku i të plagosurit por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë,ai ikën më vrap dhe njofton policinë. Burimet policore konfirmojnë për Syri tv, se i plagosuri dhe shoku me të cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre,e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes nga inspektorët e krimeve në DVP Berat.
Pas plagosjes,Fabjjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, banues në lagjen "Çlirim" në Berat, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm,është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor dhe,nën drejtimin e Prokurorisë,është duke vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave,me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.