I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim/ Vihet në pranga 36-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës
Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të territorit shqiptar është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”, teksa po tentonte të kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.