VIDEO/ Shqiptari sulmon barbarisht me thikë ish-gruan në Greqi, ja pamjet e rënda kur gruaja hyn e trembur në një minimarket
Një grua 50-vjeçare në Thasos ka përfunduar në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë është dokumentuar nga një videomaterial i publikuar nga MEGA, ku shihet momenti kur gruaja hyn e trembur në një minimarket pranë banesës së saj, duke kërkuar shpëtim nga ish-burri.
Pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u fshehur, 55-vjeçari e arriti dhe e goditi me thikë në fytyrë dhe në kokë. Pamjet që pasojnë janë tronditëse: gruaja rrëzohet përtokë, ndërsa banorët e pakët të zonës Theologos vrapojnë të ndihmojnë.
Βίντεο ντοκουμέντο: Η 50χρονη στη Θάσο αναζητά καταφύγιο πριν την επίθεση από τον πρώην σύζυγό της
— in.gr/news (@in_gr) December 6, 2025
👉🔗 https://t.co/JaUab7OX8P
Πηγή: Εξελίξεις Τώρα#ingr #insnapshot #Θασος pic.twitter.com/MxWILAwJnn
Një dëshmitar okular tregon:
“Na treguan shtëpinë dhe ajo ishte e mbyllur brenda. Ai theu dritaret dhe hyri nga dritarja që bie në rrugën kryesore të Theologos. Meqenëse ishte e mbyllur, ajo e hapi dritaren dhe pastaj vrapoi pa këpucë për të gjetur shpëtim në dyqanin ushqimor më të afërt.”
Sipas tij, autori pretendonte se ishte vëllai i gruas.
I dyshuari kishte mbërritur në Greqi nga Shqipëria, ku jeton, prej 1 muaji. Ai mori autobusin dhe udhëtoi drejt Thasos-it. Pasi mbërriti në fshatin Theologos, nisi të kërkonte banesën e 50-vjeçares, siç shpjegon një banor lokal:
“Ky burrë është ish-bashkëshorti i saj. Ajo jeton këtu prej rreth tre vitesh, me një partner tjetër. Ai erdhi për herë të parë në ishull, mori autobusin numër 11 që shkon në Theologos dhe zbriti në stacion. Nuk e njihte zonën, pyeste disa njerëz në shqip, duke thënë: ‘Jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj’. Ata i treguan vendndodhjen.”
Një tjetër dëshmitare tregon momentet brenda dyqanit:
“Dera u hap, hyri gruaja. Pas dy minutash hyri ish-burri dhe e ndoqi pas raftit. U përpoqa ta ndaloja, e nxora jashtë që të largohej, e mbajta sa munda, por ai më shtyu dhe doli. Më pas dëgjova zëra, dola jashtë dhe bërtita: ‘Policia po vjen!’”
Fqinjët nuk arritën ta frenonin agresorin. Vetëm disa metra larg minimarketit ku 50-vjeçarja u përpoq të gjente strehë, ai e sulmoi me thikë duke e lënë të gjakosur në rrugë.
“Ai e kishte rrahur dhe masakruar. Më pas erdhi ambulanca dhe policia, të njoftuara nga një fqinj tjetër,” rrëfen një banor.
55-vjeçari u arrestua pak më vonë. Përveç thikës së përdorur në sulm, policia i gjeti në posedim edhe një bisturi dhe një kaçavidë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.