37-vjeçari refuzon të tregojë të vërtetën në polici/ Plagosja në Berat, konflikti dyshohet se nisi...

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në qytetin e Beratit. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri midis 37-vjeçarit Fabiel Xhindi dhe disa personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit nga një shok i tij, por as ai dhe as miku i tij nuk kanë dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes gjatë marrjes në pyetje.

Policia njofton:

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dhe vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

Hetimet janë në vijim, ndërsa identitetet e personave të tjerë të përfshirë në konflikt mbeten ende të paqarta.