Plagosje me armë zjarri në Berat, ja si paraqitet gjendja e 37-vjeçarit
Një ngjarje me armë zjarri është shënuar pas mesnatës në hyrje të qytetit të Beratit. Rreth orës 00:55, 37-vjeçari F. T. (Xh), banues në Berat, është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte marrë një plagë nga arma e zjarrit në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.