Të shtëna me armë në një bar në Afrikën e Jugut, 11 të vdekur

Në ngjarje të rëndë të shoqëruar me të shtëna me armë në një bar të paligjshëm në qytetin e Pretorias në Afrikën e Jugut, 11 persona humbën jetën, përfshirë një djalë tre vjeç, njoftoi sot policia.

14 persona u plagosën dhe tre të dyshuar janë në kërkim, raporton Reuters.

“Midis të vdekurve janë tre të mitur: djem 3 dhe 12 vjeç dhe një vajzë 16 vjeç”, njoftoi policia.

Afrika e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë, me një mesatare prej rreth 60 në ditë.