VIDEO/ Fitore me goleadë e Barcelonës, ndaj Betis-it shkëlqen me ‘hat-trick’ Ferran Torres
Barcelona shfaqi fuqinë e saj në një ndeshje spektakolare kundër Betis-it në ‘La Cartuja’, duke triumfuar 5-3 dhe duke ruajtur vendin e parë në La Liga. Ndeshja nisi me avantazhin e vendasve, kur Antony shënoi në minutat e para, por kjo nuk shqetësoi një Barça të zakonshme në përmbysje.
Ferran Torres ishte protagonist absolut i pjesës së parë, duke realizuar ‘hat-trick’ brenda gjysmë ore. Dy golat e para erdhën nga manovrat e zgjuara brenda zonës, pas asistimeve të Koundé dhe Roony, ndërsa golin e tretë e shënoi pas një devijimi të Batra nga një gjuajtje jashtë zonës. Ky ishte ‘hat-trick’-u i dytë i Torres-it ndaj Betis-it këtë sezon, duke treguar dominimin e tij ndaj skuadrës andaluziane.
Roony gjithashtu la gjurmë në këtë takim, duke shënuar golin e parë me Barcelonën dhe duke kontribuar në rikthimin e hershëm të ekipit në ndeshje. Barcelona kontrolloi ritmin e lojës për pjesën më të madhe të pjesës së parë, ndërsa Betis vetëm herë pas here tentonte të rrezikonte portën e Joan García-s, pa shumë sukses.
Në pjesën e dytë, Betis tentoi të afrohej në rezultat, por Barça nuk u ndal. Një penallti e kontestuar, e konfirmuar nga VAR-i, u shndërrua në gol nga Lamine Yamal për rezultatin 1-5. Në minutat e fundit, Betis arriti të shënonte dy gola me autorë Diego Llorente-n dhe Cucho Hernández0in, duke e mbyllur ndehsjen me rezultatin në 3-5.