VIDEO/ Tregolësh nga Ferran Torres, ‘show’ i Barcelonës në pjesën e parë ndaj Betisit

Ferran Torres ishte protagonist absolut në fitoren e Barcelonës 4-1 në pjesën e parë, duke realizuar ‘tripletën’ e tij të parë në këtë sezon dhe duke shkatërruar plotësisht Real Betisin. Sulmuesi spanjoll e realizoi tregolëshin brenda vetëm 40 minutave, një shpërthim formë që e ktheu ndeshjen përmbys dhe e la Betisin pa asnjë shpresë.

Real Betis – Barcelona 1-4

Ironikisht, ishte Betisi që shënoi i pari, por Barcelona reagoi furishëm. Fillimisht Ferran me tre golat e tij, e më pas Roony që shtoi edhe një tjetër, e kthyen sfidën në një shfaqje të pastër katalanase. Me rezultatin 4-1, gjithçka u bë e qartë që në pjesën e parë.

Performanca e Ferran Torres konfirmon sezonin e tij të shkëlqyer deri tani: 13 gola në 19 ndeshje, me pritshmëri që numrat do të rriten edhe më shumë nën drejtimin e Hansit Flick-ut, trajneri aktual i Barcelonës.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Ferran do të jetë një nga liderët ofensivë të ‘blaugranave’ gjatë gjithë sezonit dhe një armë e frikshme për çdo kundërshtar.