VIDEO-SYRI TV/ Ekspozita në Berat me rreth 90 punime, Taylor: Eduard Lear është familjari im

Në galerinë ‘Eduard Lear’ u çel ekspozita  ‘Art Gala Berat’, me rreth 90 punime të Alice Taylor, Jeton Cinit dhe Mikel Smaçit, që sjellin stile nga abstraksioni te peizazhi. Artistët ndanë emocionet dhe frymëzimin e tyre, ndërsa ekspozita do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit.

Nga SYRI TV

Në galerinë e arteve ‘Eduard Lear’ në Berat u çel ekspozita ‘Art Gala Berat’ një prezantim i pasur me rreth 90 punime nga artistja britanike  Alice Taylor dhe piktorët shqiptarë Jeton Cini e Mikel Smaçi.

Ekspozita sjell një larmi stilistike, nga abstraksioni e modernia te peizazhet dhe portretet, të realizuara me akrilik, vaj e akuarel. Artistja britanike Alice Taylor, e cila prej tetë vitesh jeton në Shqipëri  dhe ka marrë pasaportën shqiptare, ekspozon 30 punime të krijuara këtë vit. Ajo tregon lidhjen e saj me qytetin dhe figurën e Eduard Lear.

Punimet e mia i përkasin këtij viti, pasi në Shqipëri kam filluar të pikturoj që prej muajit janar. Berati është qytet shumë i bukur. Kam një lidhje me këtë qytet me Eduard Lear, që është familjari im i largët, emrin e të cilit e mban kjo galeri artesh. Që prej 2017 kur kam mbërritur këtu e deri më sot kam bërë mbi 25 mijë foto qytetesh dhe pikturat që kam ekspozuar këtu i kam bërë nga fotografitë.

Piktorët shqiptarë Jeton Cini dhe Mikel Smaçi, që ekspozojnë për herë të parë në Berat sjellin punime në rryma dhe teknika të ndryshme.

‘Art Gala Berat’ do të qëndrojë e hapur pesë ditë për artdashësit dhe më pas, siç kanë njoftuar vetë artistët ekspozita do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit.