VIDEO/ Harry Kane ‘shpërthen’ me ‘tripletë’, Bayerni poshtëron Stuttgart-in dhe shkëputet në krye
Bayerni regjistroi një fitore imponuese 5-0 ndaj Stuttgart-it, duke vendosur rekordin absolut të Bundesligës me triumfin e 72-të radhazi kundër këtij rivali. Protagonisti i madh i ndeshjes ishte Harry Kane, i cili hyri nga stoli dhe realizoi një ‘tripletë’ spektakolare, duke i çuar bavarezët 11 pikë larg në krye të tabelës.
Vincent Kompany vendosi të pushonte disa nga titullarët, përfshirë Manuel Neuer-in dhe vetë Kane-in. Megjithatë, Bayern e nisi ndeshjen fuqishëm dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të me një aksion të shkëlqyer: portieri Urbig nisi aksionin me një pasim të gjatë, Laimer e kontrolloi mjeshtërisht, bashkëpunoi me Olise dhe finalizoi me thembër për golin e parë ndaj Stuttgartit.
Stuttgart-i, që kishte shënuar në çdo ndeshje të kampionatit deri tani, iu afrua barazimit, por goli i Nartey u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Andrés gaboi në fundin e pjesës së parë. Bayern ruajti epërsinë në pushim, për herë të nëntë këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër.
Në pjesën e dytë Bayern vazhdoi të rrezikonte dhe pas disa tentativave të Olise dhe Luis Díaz, hyri në skenë Harry Kane. Vetëm pesë minuta pas aktivizimit, ai mori topin në mesfushë dhe shënoi me një goditje fantastike nga distanca për 2-0. Më pas, Stanišić shtoi golin e tretë pas një ndërhyrjeje të dobët të portierit Nübel.
Në minutat e fundit, Assignon u ndëshkua me të kuqe për një prekje me dorë, duke i dhënë Kane mundësinë të shënojë sërish nga penalltia. Anglezit i duhej vetëm pak çaste për të kompletuar ‘tripletën’, duke finalizuar një kros të Olise dhe vulosur fitoren e thellë 5-0. Bayern regjistroi gjithashtu ndeshjen e 21-të radhazi në Bundesligë me më shumë se një gol të shënuar.