VIDEO/ Augsburgu trondit Leverkusenin, Giannoulis udhëheq fitoren që fundos ‘Aspirinat’
Augsburg arriti një fitore të papritur, por plot meritë, duke mundur Bayer Leverkusenin 2-0 në ‘WWK Arena’ dhe duke i shkaktuar miqve vetëm humbjen e tyre të dytë në 40 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Bundesligë. Vendasit, në krizë dhe në mes të tranzicionit pas shkarkimit të Sandro Wagner, u treguan agresivë që në minutat e para dhe shënuan dy gola brenda gjysmë ore.
Dimitrios Giannoulis ishte protagonist absolut në pjesën e parë: fillimisht ai depërtoi në zonë pas një pasimi të saktë të Keven Schlotterbeck dhe goditja e tij përfundoi në rrjetë, pasi Poku e devijoi dobët në vijën e portës. Pak minuta më vonë, në të 28-ën, Giannoulis u kthye në shërbyes perfekt, duke harkuar për Anton Kade, i cili me kokë e çoi topin në cepin e largët për 2-0.
Leverkusen goditi dy herë shtyllën para pushimit, por reagimi në pjesën e dytë mungoi. Schick pati dy raste të mira, Poku gaboi përpara portës dhe më pas portieri Dahmen u tregua vendimtar, ndërsa në krahun tjetër Flekken i mohoi Kade-s golin e dytë. Në minutat e fundit, Tella nuk shfrytëzoi një rast ideal pas një topi të devijuar në shtyllë.
Augsburg mbajti epërsinë dhe mori tri pikë jetike në luftën për mbijetesë, ndërsa Leverkusen largohet gjithnjë e më shumë nga gara për titull, tashmë 14 pikë pas Bayernit.