Hakmarrja personale e Ramës i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro, Gjokutaj zbardh prapaskenat e çështjes ‘Becchetti’

Gjykata e Apelit në Paris i ka dhënë goditjen finale shtetit shqiptar në përballjen me biznesmenin italian Francesco Becchetti, duke refuzuar kërkesën për anulimin e vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar. Kjo do të thotë se Shqipëria detyrohet t'i paguajë investitorit një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, e gjithë kjo çështje zë fill nga një konflikt thellësisht politik dhe personal i kryeministrit Edi Rama. Në një analizë të detajuar për 'Edicionin e pasdites' në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, Gjokutaj argumenton se saga nisi me "dëshirën e kahershme të kryeministrit Rama për largimin e televizionit Agon Channel", i cili lidhej me investimin e Becchetti-t në hidrocentralin e Kalivaçit.

Ai e cilëson çështjen si "thelbësisht politike" që më pas mori formë juridike. Mbyllja e Agon Channel përshkruhet nga avokati si një akt "kriminal dhe i paligjshëm", ku stafi u përzu nga ambientet në mënyrë arbitrare.

"E gjithë vendimmarrja e kryeministrit ka qenë e tillë që Becchetti duhet të largohej nga Shqipëria," thekson Gjokutaj. Ai kritikon ashpër qeverinë për ndjekjen e një strategjie të bazuar në "vullnetin dhe kapriçot e kryeministrit" dhe jo në konsultime ligjore, gjë që i solli vendit këtë faturë të kripur.

Avokati shprehet se ky rezultat është "për të ardhur keq", pasi Shqipëria ka juristë të aftë që mund ta kishin shmangur këtë dëm. Gjokutaj zbulon se qeveria ka ndërmarrë lëvizje të paligjshme për të shmangur ekzekutimin e vendimit, duke përmendur tentativën për të tërhequr fondet e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (ANTA) nga llogaritë jashtë vendit për të mos lejuar sekuestrimin e tyre.

Sipas tij, ndryshe nga gjykatat shqiptare ku kryeministri mund të ushtrojë ndikim, gjykatat ndërkombëtare funksionojnë me standarde të larta dhe janë të pavarura. Ai shton se procesi i ekzekutimit të vendimit është i pashmangshëm dhe se përmbaruesit ndërkombëtarë do të identifikojnë dhe sekuestrojnë çdo pasuri të shtetit shqiptar jashtë vendit, nga depozitat bankare deri tek pagat e diplomatëve, për të shlyer detyrimin.

Avokati thekson se kjo faturë prej 110 milionë eurosh, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, është pasojë e drejtpërdrejtë e një vullneti personal të kreut të qeverisë, i cili veproi në kundërshtim me ligjin, fakt i konfirmuar tashmë nga drejtësia ndërkombëtare.

 Gjokutaj:

Çështja Becchetti është një çështje e cila ka vite që përflitet edhe nëpër gjykatat shqiptare. Dhe ajo ka filluar me një dëshirë të kahershme të kryeministrit Rama për largimin e televizionit Agon Channel, sepse lidhet Agon Channel-i me Kalivaçin, me hidrocentralin, të cilin zoti Becchetti do të investonte. Edhe sigurisht që në atë qëndrimin e tij anti, ose të mospranimit të mendimit ndryshe, sepse çështja është thelbësisht politike, por që ka derivuar pastaj në, çështje juridike.

Dhe ju e dini që Agon Channel është mbyllur në mënyrën më kriminale të mundshme, më të paligjshme. E kupton? Domethënë që nuk janë lejuar as të marrin as sendet. Janë përzënë njerëzit nga objekti sikur të ishin, persona delinkuentë. Dhe pastaj zoti Becchetti ndërkohë merrej edhe me hidrocentralin e Kalivaçit. Të mos i hyjmë domethënë fabulës, i gjithë problemi është që vendimmarrja e kryeministrit ka qenë e tillë që Becchetti duhet të largohej nga Shqipëria.

Jo vetëm kaq, por ndërkohë që gjykatat e arbitrazhit e gjejnë Shqipërinë fajtore, dhe kjo është për të ardhur keq, sepse Shqipëria, në Shqipëri nuk i mungojnë proceduralistët, juristët, të mirë, njohës të mirë të arbitrazhit, e kupton, dhe çdo veprim që një qeveri kryen, sigurisht e konsultuar, jo me vullnetin e kryeministrit dhe kapriçon e tij, por e konsultuar me njohësit më të mirë të ligjit, i gjithë qëllimi është që të mos përfundojë në këtë ditë që përfunduam. Dhe ku jemi sot? Sot jemi që në fazën që zoti Becchetti e ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar duke pretenduar se shteti shqiptar ka shkelur ligjin dhe ka kërkuar, ka kërkuar dëmshpërblimin e tij.

Është vendosur në shkallë të parë 110 milionë dhe ajo është bërë me ekzekutim të menjëhershëm dhe një pjesë të lekëve ai i ka marrë, në momentin që po flasim. Dhe, së pari, kanë synuar me përmbarimin ndërkombëtar tek ANTA, te fondet e ANTA-s të cilat ndodhen të depozituara jashtë. Dhe prapë me një lëvizje jo ligjore, kryeministri i ka hequr lekët e ANTA-s, i ka tërhequr, nuk i depoziton më atje, nuk e di se ku i shpien, e kupton, në një tjetër destinacion për të ta bërë të paekzekutueshëm vendimin e Gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar të shkallës së parë po flasim, se tash i ka refuzuar apeli i Parisit. Pra, paligjshmëria e parë, vijon me paligjshmëri të tjera për ta bërë të paekzekutueshëm këtë vendim.

Sigurisht, zoti Rama e ka përmendur në ligjëratë të drejtë dhe ka thënë që ata do të marrin tha 'mos rrogën', nuk do marrin asnjë lekë, fjala është për Becchettin. Por, kryeministri ka parasysh atë optikën edhe edhe profilin e gjykatave shqiptare, që i merr në telefon apo i intimidon edhe bëhet çfarë thotë ai. Por gjykatat ndërkombëtare nuk veprojnë kështu dhe gjykatat ndërkombëtare janë shumë të kujdesshme,  jo vetëm ndaj konflikteve të Shqipërisë, por të gjithë konfliktet. Pra, ka një nivel shumë të lartë gjykimi dhe unë çuditem se si, dakord që humbi në shkallë të parë, por çuditem se si ishte ankuar në apelin e Parisit, sepse marzhi i prishjes së vendimeve e Gjykatës së Parisit, Gjykatës së Apelit ndaj vendimeve të shkallës së parë është shumë minimal, çka tregon një shkallë të lartë gjykimi të tyre.

Dhe ajo që tashti duhet ne të diskutojmë dhe çfarë del nga gjithë kjo histori. Pra, një kryeministër i cili e ushtron vullnetin e tij në mënyrë të kundërligjshme, e njohur me një vendim gjykate ndërkombëtare dhe që i kushton vendit të tij, vendit të cilit ai i shërben, them i shërben, se nuk po duket kështu, i shkakton një dëm prej 110 milionë eurosh.

Zoti Becchetti është dënuar, më duket 16 vjet burg. I gjithë ky proces është nisur drejtpërdrejt nga kryeministri për të paraqitur atë fajtor në Shqipëri me qëllim që të mos paguhen lekët e dëmshpërblimit e të tjera e të tjera. Por ai i është drejtuar gjykatës ndërkombëtare se e ka pasur të qartë situatën. Në Shqipëri, tash ne vijmë te kjo pikë, që përmbarimi ndërkombëtar do t'i marrë ato lekë se s'bën, sepse ata identifikojnë së pari depozitat e shtetit shqiptar, madje dhe pagat e diplomatëve, çfarë ka lekë nëpër Evropë, depozita, ai legjitimohet me këtë vendim dhe e ka filluar ekzekutimin, siç ju thashë, vendimi i shkallës së parë është me ekzekutim të menjëhershëm. Pra, nuk është, pra nuk e ka lënë shteg apelin për për të ndërprerë ekzekutimin apo për ta pezulluar. Për më tepër që apeli e la në fuqi. Ajo që kërcet fort kësaj radhe, është fakti se, në një shtet normal, një kryeministër i cili për vetëm me vullnetin e tij dhe për dëshirën e tij, vepron në një mënyrë të tillë...