Aktorja e filmave për të rritur hapet për marrëdhënien me ish-‘yllin’ e Arsenalit: Nuk ka të bëjë me paratë...
Ish-aktorja e filmave për të rritur, Teanna Trump, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me ish-‘yllin’ e Arsenalit, Nicolas Pepe, duke theksuar se lidhja e tyre nuk lidhet aspak me përfitime financiare. Në një intervistë të gjatë e shumë të drejtpërdrejtë, ajo iu kundërpërgjigj aludimeve se është me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë vetëm për shkak të pasurisë së tij.
“Nuk jam me të për paratë! Ai nuk më paguan asgjë… Unë kam paratë e mia,” deklaroi ajo, duke zbuluar se gjatë vitit të parë të lidhjes së tyre ka udhëtuar vetë “çdo dy javë”, duke paguar gjithçka nga xhepi i saj për të treguar qëllimet e sinqerta.
Ajo shtoi se për ditëlindjen e tij të 30-të, i ka bërë një dhuratë të madhe: “E çova në një udhëtim prej 30 mijë dollarësh. Nuk e kam parë kurrë kartën e tij të bankës.”
Trump shpjegoi se nëse Pepe do të paguante gjithçka, asaj do t’i dukej sikur “nuk do të kishte më zë” në marrëdhënie, duke theksuar edhe ndryshimet kulturore mes tyre.
Pavarësisht famës së futbollistit, ajo këmbënguli:
“Edhe pa para, pa punë, pa kamera… unë do të qëndroj me të. Nicolas është njeri i mirë.”
Në intervistë, Teanna pranoi se Pepe “nuk është shumë romantik” dhe se nuk e pëlqen aspak emrin e saj artistik. Ajo shtoi se ka hequr dorë nga filmat për të rritur sepse “Nicolas nuk e pëlqen këtë”.
Lidhja e tyre, sipas saj, nuk mbështetet te fama apo financat, por te karakteri dhe lidhja personale mes tyre.