Mbappé drejt thyerjes së një rekordi tjetër historik të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

Kylian Mbappé po vazhdon marshimin e tij të jashtëzakonshëm te Real Madridi, duke ecur me një ritëm që të kujton më të mirin Cristiano Ronaldo. Ashtu si portugezi në periudhën e tij të artë me “Los Blancos”, edhe francezi po mban një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje, një tregues i qartë i formës së tij madhështore.

Pas dopietës në “San Mamés”, Mbappé ka arritur në 30 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 24 ndeshje. Shifrat ndahen në: 25 gola dhe 4 asistime me Realin, si edhe 5 gola dhe 3 asistime me kombëtaren franceze. Është starti më i mirë sezonal i karrierës së tij, i cili, së bashku me shpërthimin që pati nën drejtimin e Ancelotti-t sezonin e kaluar, e vendos tani përpara një prej rekordeve më të forta të CR7: 59 golat e vitit 2013.

Gjatë vitit kalendarik 2025, Mbappé ka shënuar 55 gola në 55 ndeshje, dhe i mbeten edhe 5 takime për të barazuar ose kaluar Ronaldon. Pengesat e radhës: Celta, Manchester City, Alavés, Sevilla dhe një ndeshje në Kupën e Mbretit.

Francezi ka kaluar tashmë shifrat vjetore të Ronaldos në vitet 2010, 2016, 2017 dhe 2018, ndërsa ka barazuar ato të vitit 2011. Në total, ky është sezoni i tij më produktiv: 62 gola në 62 ndeshje, duke ruajtur një ritëm mbresëlënës, një gol për ndeshje, një standard që e vendos në të njëjtin nivel me legjendat e këtij sporti.