Një vjetori i 'K’cimit të Tropojës' në UNESCO
Tropoja festoi me një koncert madhështor njëvjetorin e shpalljes së “K’cimit të Tropojës” pasuri botërore të UNESCO-s, një aktivitet i organizuar nga Shoqata “Kcimi i Tropojës” dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë.
Ngjarja riktheu vëmendjen te vlera e jashtëzakonshme e këtij rituali, i cili në vitin 2024 u përfshi zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s falë përkushtimit të Mjeshtreve të Mëdhenj Skënder Haklaj dhe Bukurie Demiraj.
Në skenë u ngjitën artistë të njohur, grupe koreografike nga Tropoja dhe Deçani, ndërsa programi solli valle, këngë tradicionale dhe momente simbolike që nënvizuan identitetin kulturor të trevës.
Mbrëmja u mbyll me interpretimin e përbashkët të të gjithë solistëve, duke shndërruar sallën në një festë të madhe të trashëgimisë shqiptare.
Organizatorët propozuan që 4 dhjetori të shpallet ditë përkujtimi e “K’cimit të Tropojës”, si një angazhim i vazhdueshëm për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie unike kulturore.