Berisha: Alimehmetin e kam pritur me kërkesën e tij, Salianji nuk ka kërkuar takim
Kreu i PD-së, Sali Berisha sqaroi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se procesi i analizës do të çojë drejt kongresit zgjedhor dhe vendimmarrjes së plotë nga anëtarësia. Kreu i PD-së deklaroi se çdo ndryshim në strukturat drejtuese do të vijë vetëm nga vullneti i demokratëve dhe jo nga interesa apo pozicione individuale.
Në këtë kuadër, Berisha pranoi se kishte zhvilluar një takim me Ilir Alimehmetin, të cilin – sipas tij – e ka pritur me kërkesë të vetë Alimehmetit, ndërsa theksoi se anëtari i kryesisë Ervin Salianji “nuk ka kërkuar takim”. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te debati publik mbi këtë çështje, duke theksuar se takimi me Alimehmetin nuk kishte qenë një bisedë politike me platformë, por një komunikim i drejtpërdrejtë, si me çdo drejtues apo anëtar strukture që kërkon takim në mënyrë institucionale.
Fjala e tij:
Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor.
Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë.
Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD.
Me vullnetin e demokratëve.
Asgjë nga pozicione private...
...Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar.
... Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju.
Ne kemi një statut, kemi një vullnet.
Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR.
Atë nuk e bëja kurrë unë.
Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur.
Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni.
Por jo këtë, merr raportin.
Ajo do ishte një tradhti ndaj demokratëve në qoftë se unë bëja atë që pretendohet...
...Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD.
Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim.