Rezoluta e IDU në Uashington/ Berisha: Kurrë ndonjëherë bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë

Rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e miratuar dje në Uashington më 5 dhjetor, përbën një dokument të paprecedentë në qartësinë e gjuhës së përdorur ndaj situatës në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të saj, theksoi se asnjëherë më parë bota perëndimore nuk ka folur me kaq forcë për narko-shtetin dhe kërcënimet ndaj demokracisë në vend.

Berisha vlerësoi mbështetjen e pakufishme të miqve ndërkombëtarë dhe garantoi shqiptarët se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj kundër narko-shtetit, duke punuar për largimin sa më të shpejtë të tij nga qeveria.

Fjala e tij:

Kurrë ndonjëherë, bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë sa ç’ka folur dje në Uashington me datën 5 dhjetor në forumin botëror të IDU.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj miqve tanë dhe një zotim solemn para shqiptarëve dhe atyre se asgjë në botë nuk mund të mposhtë PD-në dhe opozitën shqiptare pa përmbushur misionin e saj, qëndresën e fuqishme ndaj narko-shtetit dhe largimin e tij sa më shpejt nga qeveria.