VIDEO/ BBC: “Marubi”, portreti i Shqipërisë

Menjëherë pas shpikjes së fotografisë, një italian ka filluar studion e parë fotografike në Shqipëri, shkruan BBC në një artikull të publikuar sot kushtuar “Marubit”.

“Tani, një ekspozitë e fotografive të marra nga tre breza fotografësh është hapur në Foam, një muze i fotografisë në Amsterdam, të Holandës. Kim Knoppers është përgjegjëse e "Dinastisë Marubi - Njëqind vjet të studios së fotografisë shqiptare.

Ajo i tha gazetarit të BBC-së, Dan Damon se fotografitë dëshmojnë për historinë e pasur kulturore dhe politike të vendit."