Alice Taylor, Jeton Cini dhe Mikel Smaçi sjellin 'Art Gala Berat' me një koleksion të pasur veprash

Çelet në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" në Berat ekspozita "Art Gala Berat".Ekspozohen rreth 90 punime nga piktorja dhe gazetarja britanike Alice Taylor dhe dy piktorët shqiptar Jeton Cini dhe Mikel Smaçi.

Ekspozita "Art Gala Berat" është ekspozita që është hapur mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" në qytetin e Beratit.Ka qënë piktorja dhe gazetarja britanike Alice Taylor dhe dy piktorët shqiptar Jeton Cini dhe Mikel Smaçi që kanë ekspozuar në Berat rreth 90 punime të tyre,në zhanre të ndryshme.Punimet e ekspozuara nga tre artistët për artëdashësit beratas kanë qënë të larmishme,që nga pikturat abstrakte e moderne e deri tek peisazhet dhe portretet, ndërkohë që thuajse në të gjitha punimet janë përdorur akrilik,vaj dhe akuarel.

Piktorja dhe gazetarja britanike Alice Taylor,e cila ka espozuar në Berat 30 punime,ka pohuar se ajo jeton në Shqipëri prej 8-vitesh,ka shkruar dy libra për Shqipërinë dhe se tashmë ka marrë edhe pasaportën shqiptare.

"Punimet e mija i përkasin këtij viti pasi në Shqipëri kam filluar të pikturoj që prej muajit Janar. Berati është qytet shumë i bukur dhe unë personalisht kam një lidhje me këtë qytet,me Eduart Lear që është familjari im i largët, emrin e të cilit mban kjo galeri artesh.Unë erdha në Shqipëri për pushime në vitin 2017 dhe pasi më pëlqeu Shqipëria vendosa të jetoj këtu, kam marrë edhe pasaportë shqiptare. Gjatë këtyre viteve të qëndrimit në Shqipëri unë kam bërë mbi 25 mijë foto në qytete të ndryshme dhe pikturat që kam ekspozuar sot këtu i kam bërë nga fotografitë.

Piktorët shqiptar Jeton Cini dhe Mikel Smaçi, duke pohuar se kjo është ekspozita e tyre e parë në Berat,kanë treguar edhe zhanret e punimeve të tyre.
"Kjo është ekspozita e parë në Berat dhe ishte një kënaqësi e madhe që ekspozuam sot në këtë qytet sepse Berati është një qytet i vjetër, historik dhe me kulturë. Mua më pëlqen më shumë rryma ekspresioniste dhe kam vite që e punoj këtë rrymë.Unë vij këtu me 12 pubime,me teknika të ndryshme,moderne dhe abstrakte dhe në përgjithësi me kolore të ndryshme"-pohon artisti Jeton Cini.

"90% e pikturave të mija janë të zhanrit "abstrakt" dhe pikturat janë antiuktive dhe me shumë kolore,ndërsa pjesa tjetër janë peisazhe.Punimet e mija në këtë ekspozitë janë 46"-ka thënë artisti Mikel Smaçi.

Ekpsozita do të qëndrojë e hapur 5 ditë për artëdashësit beratas dhe më pas-sić edhe kanë deklaruar artistët-kjo ekspozitë do të çelet edhe në qytete të tjera të vendit.