EMRI/ Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se, viktima e aksidentit mes dy makinave dhe një motori është identifikuar si Oltjon Xhambeu.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.