Mësoni me cilin ekip do të luajnë kuqezinjtë ndeshjen e parë në rast se kualifikohen në Botëror
Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet.
Kuqezinjtë e Silvinjos do t’i zhvillojnë dy ndeshje në “play-off” në muajin mars, teksa rast që arrijnë fitore atëherë do të presin biletën për në Kupën e Botës.
Në shortin e tërhequr në Uashington, Shqipëria ka mësuar se do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse finalizon me sukses ëndrrën e madhe të grupeve të Botërorit, ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Tunizisë.