Lojtari i Milanit ka një kërkesë të çuditshme për Montellën

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, është zotuar se do të bëjë gjithçka për të qëndruar në ‘San Siro’. Ai bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen për kualifikimet në Europa Laague kundër Craiova.

Sulmuesi i ri, sipas ORAinfo, ka kërkuar nga trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, t’i japë edhe një shans këtë sezon.

“Duke shënuar para 65 mijë tifozëve është një ëndërr, ishte e mahnitshme”, tha talenti i kuqezinjve.

“Unë jam duke u stërvitur me ekipin e parë që nga janari. Që nga fillimi, unë kam qenë duke bërë punë të mirë nga pikëpamja fizike dhe tani niveli im është në ngritje”, ka thënë Cutrone.

“Tregu i transferimit? Unë shpresoj të qëndroj te Milan, por klubi do të vendosë. Do të bëj gjithçka për t’i bindur të gjithë”, ka thënë sulmuesi.