Hidhet shorti i Botërorit, përcaktohet grupi i Shqipërisë... nëse kualifikohet
Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së, u hodh shorti për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Në “play-off” të Botërorit është edhe Shqipëria, që nëse kualifikohet do të jetë në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht me Poloninë në Warshavë me 26 mars dhe nëse fitojnë, për kualifikimin në Botëror do të luajnë më 31 mars kundër fituesit të çiftit Suedi-Ukrainë.