Putin paralajmëron largimin. Ja çfarë deklaron cari Rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, që u zgjodh për herë të parë në vitin 2000, tha sot se do e marrë në konsideratë të kandidojë për t’u rizgjedhur vitin tjetër.

Kremlini deri tani ka qenë i heshtur nëse 64-vjeçari, kryetar i shtetit, do të kandidojë për gjashtë vite të tjera në mars 2018. Zëdhënësi i tij, në korrik tha se kjo çështje ende nuk është vendosur.

Putini ishte për vizitë në rajonin siberian të Buriatja kur një veteran praktikisht iu lut që të rikandidonte.

“Ne kemi një kërkesë për ty. Kur të zhvillohen zgjedhjet e radhës, ne të gjithë të kërkojmë që të kandidosh sërish për këtë post. Ne do të jemi shumë të lumtur”, tha ky person i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.

Putin u përgjigj shkurtimisht se “do të mendojë për këtë. Faleminderit”.

Putini qëndroi president për dy mandate katër-vjeçare rradhazi nga viti 2000 deri në 2008, limiti kushtetues. Ai më pas qëndroi si kryeministrë deri në vitin 2012, më pas u bë sërish president.

“Me shumë mundësi Putini do të shpallë zyrtarisht kandidimin e tij para zgjedhjeve rajonale që mbahen në shtator, kur guvernatorët dhe deputetët lokal do të zgjidhen, tha Nabi Abdullaev, një ekspert i politikave dhe sigurisë në Rusi.

“Makineria politike pas këtyre fushatave dhe votimeve kërkon drejtime. Për gjashtë muaj këta njerëz do të duan të kuptojnë çfarë do të ndodhë me drejtimin e vendin”, tha Abdullaev, drejtor i asociuar për Rusinë në kompaninë botërore të konsultimeve “Control Risks Group”.

“Pa një mesazh të qartë nga Putini, edhe pasiguria më e vogël mund të ketë një efekt destabilizues në rajone, diçka që lidershipi rus kërkon ta evitojë para zgjedhjeve presidenciale”, tha Abdullaev.

Nëse Putini do të shërbejë edhe një mandat tjetër, që do të zgjaste deri në fund të vitit 2024, ai mund të jetë i fundi. Kushtetuta do të amendohet për të lejuar edhe një mandat tjetër dhe Putini në fund do të jetë më shumë se 70 vjeç.

“Të jem i sinqertë, dyshoj se Putini është lodhur nga detyra por duket se ai ende nuk ka gjetur një pasardhës të talentuar dhe të besuar”, tha Mark Galeotti i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pargë.

“Nëse ai gjen dikë që mendon se i përshtatet detyrës, nuk jam i habitur që të tërhiqet më herët”, tha Galeotti.

Putin, një ish-oficer i KGB-së, u zgjodh nga presidenti i parë rus, Boris Jelcin, për ta zëvendësuar. Në vetëm pak vite, Putin u bë kryetar i agjencisë që zëvendësoi KGB-në, i Shërbimeve Federale të Sigurisë (FSB) dhe shërbeu si kryeministër duke u përgatitur për president.