Donald Trump merr ‘Çmimin e Paqes’ nga FIFA

Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së po zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Para nxjerrjes së goglave, u dhanë çmime simbolike.

FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Trump mori medaljen dhe falënderoi kreun e FIFA-s, Infantinon, për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta “si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.