GJKKO shpall vendimin për grupin e Habilajt, ja dënimet për secilin prej të akuzuarve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, pas gjykimit të zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

Vendimi, i marrë më 5 dhjetor 2025 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, parashikon këto dënime:

Dënimet ndaj të pandehurit Florian Habilaj

• Fajtor për “Trafikim narkotikësh” (tentativë, në grup të strukturuar kriminal) – 12 vjet burg.

• Fajtor për “Trafikim narkotikësh” (në grup të strukturuar kriminal) – 15 vjet burg.

• Fajtor për “Grup i strukturuar kriminal” – 3 vjet burg.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, u caktua një dënim i vetëm prej 15 vitesh.

Pas uljes me një të tretën sipas gjykimit të shkurtuar, Habilaj dënohet përfundimisht me 10 vjet burg, që do t’i vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Dënimet ndaj të pandehurit Armando Sulaj

• Fajtor për “Trafikim narkotikësh” në grup të strukturuar kriminal – 9 vjet burg.

• Fajtor për “Grup i strukturuar kriminal” – 2 vjet burg.

Në zbatim të nenit 55, dënimi unik: 9 vjet burg.

Pas uljes një të tretës: 6 vjet burg, në burg të sigurisë së lartë.

Dënimet ndaj të pandehurit Sabaudin Çelaj

• Fajtor për “Trafikim narkotikësh” në grup të strukturuar kriminal – 15 vjet burg.

• Fajtor për “Grup i strukturuar kriminal” – 3 vjet burg.

Dënimi unik sipas nenit 55: 15 vjet burg.
Me uljen një të tretës: 10 vjet burg, që do t’i vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Dënimet ndaj të pandehurit Tigrens Mëzuraj

• Fajtor për “Trafikim narkotikësh” në grup të strukturuar kriminal – 8 vjet burg.

• Fajtor për “Grup i strukturuar kriminal” – 2 vjet burg.

Dënimi unik: 9 vjet burg.
Pas uljes një të tretës: 6 vjet burg, në burg të sigurisë së lartë.

Shkarko dokumentin