VIDEO/ Aksident në hyrje të Vlorës, plagoset lehtë drejtuesi i mjetit
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes, kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesi i njërës prej makinave dhe pasagjeri që ndodhej me të.
Të dy janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara, e kombinuar me lagështinë në rrugë, që ka bërë automjetet të humbasin kontrollin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.