SYRI TV/ Vrasja me thikë e nxënësit 15 vjeçar trondit Durrësin, Erion Boba ndërroi jetë në QSUT
Pas 9 ditësh në spital, 15-vjeçari Erion Boba, që u qëllua me thikë nga shoku i shkollës, ka ndërruar jetë në QSUT. Një ditë më parë, familja bëri apel për kurim jashtë vendit, por koha e preu në besë Erion Bobën, teksa krimi i rëndë ka shokuar fqinjët e familjes së tij, të cilët e njihnin si djalë të qetë dhe jo problematik.
15-vjeçari Erion Boba nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të thikës, të shkaktuara 9 ditë më parë pas një konflikti në shkollën e mesme “Dom Nikoll Kaçorri”, në zonën e Durrësit të Ri. Ai ndërroi jetë në QSUT, teksa familja varrimin e tij e ka bërë në vendlindje, në Bulqizë, ndërsa banesa e tyre në Durrës ka dyert e mbyllura.
Lexo dhe: SYRI TV/ Vrasja me thikë e nxënësit 15 vjeçar trondit Durrësin, Erion Boba ndërroi jetë në QSUT
Konflikti mes Erionit dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K. nisi pas komenteve dhe ofendimeve në rrjetet sociale, të cilat vijuan edhe në shkollë. Dy adoleshentët u takuan për t’u sqaruar, por përplasja degradoi në përdorimin e thikës, ku 14-vjeçari goditi disa herë Erionin në gjoks.